Live

Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën

15:20 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë të mërkurën Tiranën.

Euronews Albania, ka siguruar agjendën e vizitës së saj.

Ajo pritet të mbërrijë rreth orës 15:10 në Kryeministri dhe pas një takimi me kryeministrin Rama, në orën 16:10 do të mbahet një deklaratë e përbashkët për shtyp.

Gjithashtu të enjten rreth orës 10:00 Ursula von der Leyen pritet të ketë një takim me presidentin e republikës Bajram Begajn.

Agjenda e Ursula Von der Leyen në Tiranë

22 tetor 2024

15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri

15.15 – Takim me Von der Leyen

16.10 – Deklaratë e perbashkët për shtyp me kryeministrin Rama

17.00 – Ceremonia e hapjes së Kolegjit të Europës

23 tetor 2024

10.00- Takim me presidentin Bajram Begaj

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...