Live

Osmani takohet me diplomatin amerikan: Folëm për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për paqe e siguri në rajon

20:16 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Këtë Osmani e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, të martën.

Ajo tha se kanë pasur një diskutim përmbajtjesor e produktiv.

”Në takim me Ambasadorin Robert Ëood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...