Live

Molliqaj: AKI duhet të jap përgjegjësi, nuk ka detyrë policore e as të propagandës

17:01 / 23 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Agjencia Kosovare për Ineligjencë (AKI), është shndërruar në “organizatë kriminale të pushtetit” duke përgjuar kundërligjshëm atë dhe gazetarët Ilir Mirenën, Lirim Mehmetajn dhe Berat Buzhalën.

Për këtë ka reaguar, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili e konsideron alarm për demokracinë.

Ai përmendi lajmin e rremë kundër Periskopit që RTK e publikoi me urdhër të Rilind Gërvallës.

Molliqaj tha se AKI duhet të jap përgjegjësi sa herë që i tejkalon kompetencat.

Postimi i plotë: 

Përndjekja e gazetarëve është alarm për demokracinë. Përdorimi i shërbimit sekret në përndjekje është kambanë e totalitarizmit. Propaganda është polici, policia është propagandë – përpara se të të persekutojnë, ta fabrikojnë akuzën: je armik i popullit, je vegel e armikut. Ky është rend i gjërave në manuale, kështu veproi pushteti. Rilind Gërvalla, drejtor në RTK e shpalli fatvanë: gazetarët janë t’Serbisë, burimet na qenkan prej AKI-së, ata i paskan faktet. Akuza mori dhenë, gazetarët janë spiunë.

Publiku nuk e besoi akuzën, kërkoi llogari, kërkoi fakte. Fabrikimi u zbulua, qëllimet kriminale të pushtetit po ashtu. AKI zyrtarisht nuk qenka mbrapa akuzës, tregoi edhe presidentja. Në fakt, po flitet për instrumentalizim të segmenteve të saj. Rilind Gërvalla, pra Albin Kurti, përdori autoritet e AKI për të shpallur armiq. Pse AKI-në? Sepse kur thua AKI, je i prirur të mendosh që ata e dijnë por nuk flasin më tej.

Shiheni tash reagimin! Askush nuk merret me Rilindin që e përdori AKI-në për linçime e etiketime. Problem qenkanë gazetarët Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi e Ilir Mirena që po tregojnë për instrumentalizmin e AKI-së. AKI nuk është e shenjtë. Ajo duhet të jep përgjegjësi sa herë i tejkalon kompetencat. AKI nuk ka as nuk duhet të ketë as detyrë policore e as të propagandës. Vendet ku AKI është pjesë e politikës ditore janë vende ku ka represion sistemik ndaj qytetarëve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...