Live

Konjufca: I uroj shërim të shpejtë Muhaxherit, sulmuesit të marrin dënimin e merituar

15:42 / 26 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se një veprim i tillë është papranueshëm për shoqërinë kosovare që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë.

“I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë! Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj”.

“Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Konjufca.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...