Dy zyrtarë policorë e dy qytetarë kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë në Mitrovicë në orët e hershme të së shtunës.
Siç njofton Policia e Kosovës, ata ishin në vendngjarje në një aksident trafiku, kur një person me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë.
Edhe personi që shkaktoi aksidentin mori lëndime.
Rasti është duke u hetuar.
“Rruga e Ulqinit, Mitrovicë Jugu / 26.10.2024 – 00:15. Dy zyrtarë policorë dhe dy qytetarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë derisa ishin në vendngjarje në një aksident trafiku.
Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari kosovar/drejtuesi i veturës që ka shkaktuar aksidentin pasi është ndeshur me veturën zyrtare të policisë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.