Live

Peci viziton një fermë në Dubravë të Suharekës: Kemi lënë gjurmë të investimit e zhvillimit në bujqësi

19:48 / 27 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermën e familjes Gashi nga Dubrava e Suharekës, për të cilën thotë se ka ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake.

Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi, Peci është shprehur i lumtur që në çdo cep të Kosovës “kanë lënë gjurmë të investimit të zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi”.

Postimi i plotë i Pecit:

Familja Gashi nga Dubrava e Suharekës ka investuar në sektorin e blegtorisë, duke ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake që mund të jetë shembull që duhet ndjekur.

Ministria e Bujqësisë ka mbështetur financiarisht përmes grantit për mekanizëm bujqësorë në vlerë prej 81,500 euro.

Përveç fermes moderne Avniu ka investuar në një plantacion prej 15 hektar me arra duke i kontribuar ekonomisë së vendit.

I lumtur pa masë që në çdo cep të Kosovës kemi lënë gjurmë të investimit e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...