Live

Zogaj për Kurtin: Është kthyer në mashtrues ordiner që s’i beson askush

20:43 / 29 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është kthyer në mashtrues ordiner.

Ai e ka publikuar në Facebook letrën që Qeveria e Kosovës e kishte dërguar në KiE ku ishin zotuar për krijimin e një draftstatuti për Asociacion dhe dërgimin e tij në Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Ai tha se Kurti u thotë qytetarëve të Kosovës se nuk e bënë Asociacionin, kurse institucioneve ndërkombëtare u premton krijimin e tij.

“Qytetarëve të Kosovës u thotë nuk e bëjmë asociacionin, ndërsa institucioneve ndërkombëtare u dërgon letra që do ta bëjnë-sikur kjo në foto. Pastaj, del prapë thotë se nuk do ta bëjnë. Është kthyer në një mashtrues ordiner, qe tashme s’i beson kush, sidomos jashtë Kosovës.”, ka shkruar ai në Facebook.

Në prag të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Qeveria e Kosovë sishte zotuar për krijimin e një draftstatuti për Asociacion dhe dërgimin e tij në Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i kishte ërguar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Theodoros Rousopoulos me zotimin për përgatitjen e drafit dhe dërgimin e tij në Kushtetuese deri në fund të këtij muaji.

Në letrën e plotë që e kishte siguruar nga Gazeta online Reporteri.net, thuhej se Qeveria do të përgatisë një draft bazuar në atë nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

“Pas letrës së zotimit të datës 23 mars 2024 të nënshkruar nga lidershipi politik i Kosovës, përkatësisht presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, po ju shkruaj për t’ju informuar për hapat konkretë që po ndërmarrim në përputhje me angazhimet tona pas votimit për anëtarësim. Që nga 17 prilli 2024, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të zbatimit të saj, duke përfshirë Asociacionin si një nga zotimet e pas-anëtarësimit. Në përputhje me frymën e nenit 7 në lidhje me nenin 10 të Marrëveshjes Bazë, ne tashmë kemi filluar konsultimet me përfaqësuesit e pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë parasysh nevojat e tyre. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës po përgatit një draftstatut për Asociacionin, të inspiruar nga FES-i që do të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të majit 2024”, thuhet në letrën e ministres Gërvalla.

Kryediplomatja tha se pret që tani Këshilli i Evropës të përmbushë pjesë e vet të detyrimit dhe ta ftojë Kosovën të bëhet pjesë e KiE.

“Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte. Kosova e pavarur dhe sovrane, si shtet ligjor dhe demokratik, mbetet në kursin e saj të palëkundur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, shkruan ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...