Live

Hamza në Kaçanik premton vende të reja pune, pensione meritore dhe paga të dinjitetshme: Do t’iu shërbejmë me vullnet qytetarëve

21:07 / 29 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për kryeministër  i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim në Kaçanik.

Këtë tubim ai e ka quajtur mobilizim të jashtëzakonshëm në Kaçanik, komunë ku PDK-ja qeverisë në nivel lokal.

Hamza ka shkruar në Facebook se me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën.

Postimi i plotë:

Si çdoherë, mobilizim i jashtëzakonshëm në Kaçanik.

Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën. Me kompetencë do t’i përmbushim pritjet e tyre. Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Të moshuarve, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërrmarrësve, mbështetje deri sa të forcohen. Çdo zyrtari, mjeku e mësimdhënësi, polici, zjarrfikësi e ushtari, paga të dinjitetshme, motiv e krenari.

Unë besoj se kjo është Kosova që të gjithë e duam!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...