Live

Kurti ia rriti pagën edhe vetit, i bëhet gati 2 mijë euro

22:44 / 29 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti, 3 muaj para zgjedhjeve, vendosi që t’i rris pagat për 55 euro në muajin janar.

Kurti që dikur kritikonte ata që i rrisin pagat në prag të zgjedhjeve, tash duket se ka ndryshuar mendje dhe ky veprim për përfitime elektorale po i duket i duhuri.

Por, nga kjo rritje e pagave, do të përfitojë edhe vetë kryeministri Kurti.

Nga 1870 euro sa e kishte pagën, nga janari atij do t’i bëhet 1980 euro.

Presidentja Osmani nga 1980 euro sa e kishte pagën, nga janari do ta ketë 2090 euro.

Deputetët dhe ministrat do të kenë rritje nga 1804 euro në 1914 euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...