Live

Rritja e pagave, pensionet, shtesat për fëmijë, Kurti: Sfidave e krizave globale i jemi qasur me pjekuri

23:31 / 29 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në orët e vona të së martës i ka përmendur disa veprime të qeverisë së tij, të cilat i ka quajtur lajme të mira për qytetarët. 

Kurti ka folur për rritjen e pagave në sektorin publik, rritjen e pagës minimale, shtesat për fëmijët dhe për pensionet, shkruan gazeta online Kosovalive.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij sfidave e krizave globale i është qasur me pjekuri dhe me përgjegjësi ndaj parasë publike.

Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria e tij në vend të zgjidhjeve e politikave populliste dhe të papërgjegjshme, ka zgjedhur rrugën më të gjatë, por më të sigurt dhe më të qëndrueshme: për të tashmen dhe të ardhmen.

Postimi i plotë:

Rritjen ekonomike dhe të hyrave në buxhetin e shtetit, po i kthejmë në rritje të pagave, pensioneve, shtesave dhe mirëqenies së qytetarëve. Jemi shumë të lumtur që muajve të fundit kemi pasur mundësinë që të ndajmë lajme të mira e të njëpasnjëshme për bashkëqytetarët tanë.

Pagat për sektorin publik për mbi 83 mijë zyrtarë publik po i rrisim duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Nga janari gjithashtu fillon ekzekutimi i pensioneve me rritje të kategorive të dala nga lufta, ndërkohë që pensionistët e moshës, përfituesit e skemave pensionale invalidore dhe të aftësive të kufizuara këtë muaj kanë marrë pensione me rritje prej 20%. Në gusht, shtesat për mbi 410 mijë fëmijë i kemi dyfishuar e në raste trefishuar atëherë kur prindërit kanë tre ose më shumë fëmijë.

Kurse që nga ky muaj paga minimale në sektorin privat është rritur në 350 euro, pas 13 vitesh.

Sfidave e krizave globale i jemi qasur me pjekuri dhe me përgjegjësi ndaj parasë publike dhe qëndrueshmërisë financiare të shtetit tonë. Në vend të zgjidhjeve e politikave populliste dhe të papërgjegjshme, kemi zgjedhur rrugën më të gjatë, por më të sigurt dhe më të qëndrueshme: për të tashmen dhe të ardhmen.

Të dashur qytetarë,

Ju falemnderit për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...