Drejtori i gazetës online Reporteri.net, Bekim Kabashi ka reaguar pas rastit të gjetjes së një mjeti të dyshimtë gjurmues në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Kabashi ka thënë se ky rast duhet të hetohet urgjentisht.
Sipas tij, veprime të tilla ndaj gazetarëve janë metoda të pushteteve autoritare.
“Atë që po e themi prej kohësh e që e konstatoi dje edhe Raporti i Progresit, e dëshmon sot edhe më shumë veprimi ndaj Vehbi Kajtazit. Kjo nuk është diçka e re. Është reprizë e veprimeve të pushteteve autoritare, me metoda staliniste. Nëse ka mbetur ndonjë institucion i pavarur e që ende nuk është i kapur nga partia-shtet dhe e ka guximin të veprojë në bazë kushtetutës dhe ligjit, duhet urgjent të fillohet një hetim i pavarur dhe trasnparent, që kjo praktikë të marrë fund.”, ka shkruar Kabashi.