Një pllakë përkujtimore do të zbulohet sot në vendin ku dëshmori Afrim Zhitia, mbajti fjalim para popullit që po demonstronte kundër dhunës, terrorit dhe represionit që ushtronte pushtuesi.
Kjo pritet të ndodh në rrugën “Haxhi Zeka” numër 400, në Prishtinë, në ora 10:00.
Zbulimi i pllakës do të bëhet nga Shoqëria Lëvizja, në kujtim të aktivitsit dhe organizatorit të Lëvizjes Popullore Afrim Zhitisë dhe të gjithë të rënëve dhe demonstruesve të vitit 1989.