Live

Abdixhiku ia kujton Kurtit premtimin për sigurimin jetësor e shëndetësor për policët: S’u bë as minimumi

12:23 / 01 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,  ka kujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka realizuar premtimin për sigurimin jetësor e shëndetësor për zyrtarët policor, duke theksuar se për këtë çështje nuk është bërë as “minimumi”.

“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku theksoi se “ata meritojnë më mirë” dhe që “ndryshimi po vjen”.

Edhe pas njëzet e gjashtë viteve nga themelimi i Policisë së Kosovës, pjesëtarët e saj akoma vazhdojnë të punojnë për sigurinë e vendit, por pa sigurim shëndetësore për ta.

Në secilat zgjedhje, partitë politike premtojnë për sigurim shëndetësor dhe jetësor të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Sigurimi jetësor e shëndetësor për Policinë e Kosovës ishte premtuar edhe nga kryeministri aktual Albin Kurti, mirëpo asnjëherë nuk u bë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...