Live

MPJ me tender ’emergjent’ për dërgesat diplomatike, merr ofertë rreth 900% më të lartë

16:01 / 01 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

MPJ me tender ’emergjent’ për dërgesat diplomatike, merr ofertë rreth 900% më të larte – a do ta lejojë Gërvalla gjakderdhjen financiare të radhës?

E përballur me skandalin e dështimit me dërgesat diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur tender emergjent për shërbime postare diplomatike.

Ministrisë që e udhëheq Donika Gërvalla i është ngutur ta gjejë kompaninë që ta kryej këtë punë.
Për pranimin e ofertave ka lënë një afat vetëm 24 orësh (deri sot). Në këtë tender këtë herë ka aplikuar vetëm një kompani, e cila ne fakt nuk ka kryer kurrë shërbime të tilla për MPJ-në, është e vetmja që po merr pjesë.

“KCC – FEDEX” ka ofruar t’i kryejë shërbimet postare diplomatike me një çmim shumë të lartë.
Sipas procesverbalit te hapjes se ofertave, kjo kompani ka aplikuar me çmim me poentim 2,016.00 euro.
Ky çmim është 64% më i lartë sesa ai që kishte ofruar “A.L DUSHI SH.P.K” (1.304.55 euro). Kësaj kompanie, MPJ ia kishte ndërprerë kontratën pasi kishte dështuar t’i kryente detyrimet kontraktuale për dërgimin e postës diplomatike jashtë vendit. Për pasojë, 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk kishin shkuar në destinacion. Mediat raportuan se ato kishin humbur.

Në vendimin e anulimit të kontratës të nxjerrë nga ministria që drejton Donika Gërvalla( më saktësisht nga Kaltrina Dalipi U.D e Divizionit të Prokurimit që ka lidhje familjare me Luan Dalipin shef i stafit në Kabinetin e Kryeministrit Kurti), ishin theksuar vonesat në dërgimin e postës brenda afateve kohore, dëmtime të zarfeve. Gjithashtu MPJD ka konfirmuar se mbi 400 pasaporta dhe mbi 100 letërnjoftime ene s’janë dërguar në adresat ku është dashur. Ndërkohë në media ka pasur raportime se pasaportat në fjalë kanë humbur.

Çmimi që ka ofruar “KCC – FEDEX” është 865% më i lartë se ai të cilin e kishte ofruar kompania 3P – DHL Express (233.40 euro).

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...