Ditë më parë është raportuar për një sondazh të brendshëm të VV-së e ku u tha se kjo parti nuk qëndron mirë dhe sondazhi iu ka dalur kundër pritjeve që ata kanë pasur.
Për ish-deputetin e VV-së, aktualisht deputet i pavarur, Fatmir Humollin, shkak për rënien e VV-së, kanë qenë veprimet e tyre që kanë marr e që sipas tij kanë qenë të gabuara dhe kundër qytetarëve.
‘’Veprimet që i ka marr VV prej që e ka marr pushtetin, kanë qenë veprime të gabuara dhe kanë qenë kundër qytetarëve dhe normal se qytetarët nuk janë analfabetë sikur qysh ka menduar Qeveria se janë që nuk i kuptojnë ose vlerësojnë’’ tha Humolli.
Deputeti Humolli, tha se gjithçka nga kjo Qeveri ka qenë në kundërshtim me besimin e qytetarëve.
‘’Gjithçka ka qenë në kundërshtim me besimin e qytetarëve’’ u shpreh ai.
Ai potencon se VV e ka djegur kartën e bisedimeve që ka pasur në raport me qytetarët dhe tash sipas tij ky subjekt për këtë po bën fushatë në diasporë.
‘’VV e ka djegur kartën e bisedimeve që e ka pasur detyrë me krijuar perspektivën e qytetarëve në Kosovë dhe tash ata po bëjnë fushatë elektorale në perëndim, por edhe mërgata nuk janë bash naiv, edhe ata tash e dinë dhe ata nuk janë të interesuar që qytetarët tanë të shkojnë atje, por janë të interesuar që ata të kthehen në Kosovë me jetu dhe me punu’’ u shpreh Humolli.