Live

Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, i dyshuari identifikohet nga Policia

16:30 / 01 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Lagjen e Boshnjakëve në very, ku persona të panjohur kanë dëmtuar përmendoren e dëshmorit Avni hajredini, duke vendosur mbi të një stikers, e përveç saj janë dëmtuar edhe dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se disa persona kanë shpërthyer gomat e dy veturave, e motivet e kësaj nuk dihen akoma.

Si pasojë e këtij incidenti, në vendin e ngjarjes janë grumbulluar dhjetëra njerëz, të cilët më pas janë shpërndarë me ndërhyrjen e Policisë.

E nga Policia kanë bërë të ditur se në lidhje me këtë rast mbrëmë janë intervistuar katër persona, ndërsa njëri nga të dyshuarit tashmë është identifikuar.

“Mbrëmë i kemi intervistuar katër persona, tash jemi duke i identifikuar të gjithë të tjerët, dhe njërin prej tyre e kemi identifikuar si person të dyshimtë për dëmtim kriminal, apo edhe shtytje në vepër penale”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e këtij rasti i cili është cilësuar si “Dëmtim kriminal”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...