Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një tubim në Komunën e Ferizajt.
Në këtë tubim, Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se janë krenarë me punën e të gjithë kryetarëve të komunave që vijnë nga kjo parti, derisa tha se këtë model të qeverisjes do ta bartin edhe në nivelin qendror pas 9 shkurtit.
“Modelin qeverisës transformues dhe zhvillimor, me qytetarin në qendër, të zbatuar nga kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, do ta bartim edhe në nivelin qendror, pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kreyministër”, ka thënë Krasniqi.