Live

Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndërmjetësimit

23:53 / 01 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është pritur sot në takim nga Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.

Siç ka njoftuar ministri Manja në Facebook, ky takim pasqyroi raportin e shkëlqyer mes dy ministrive dhe përkushtimin e përbashkët për drejtësi duke forcuar edhe më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka theksuar se në fund të muajit do të nënshkruhet një marrëveshje e re mes dy ministrive përkatëse.

“U dakordësuam për marrëveshjen teknike mes Dhomave të Ndërmjetësimit, që do të nënshkruhet deri në fund të nëntorit. Diskutuam gjithashtu për përmbylljen e marrëveshjes mes dhomave të avokatisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit gjyqësor, që do të krijojë mundësi të reja për profesionistët në të dy vendet tona”, ka shkruar Manja.

Bashkë do të vazhdojmë të forcojmë drejtësinë dhe të sigurojmë që qytetarët tanë të kenë akses në shërbime të cilësisë së lartë”, ka theksuar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...