Live

Biserko kritikon Serbinë për masat ndaj Kosovës: Është manovër për të mbuluar gabimet e Vuçiqit

09:50 / 02 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, e ka kritikuar Serbinë për mesat e fundit që i ka ndërmarr ndaj Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se shpallja e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” apo miratimi i projektligjin që parasheh ndjekjen e zyrtarëve të Kosovës janë përpjeke për të mbuluar dështimit e presidenti të Serbisë.

Biserko tha se Serbia dhe elita serbe po e presin rezultatin e zgjedhjeve në ShBA.

“Këtë veprim të Vuçiqit e shoh si reagim për realitetin e ri në Kosovë. Natyrisht, duhet pasur në mendje se Serbia apo elita serbe po pret që Trumpi të fitojë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj për të pranuar ndonjë marrëveshje të re ndarjeje apo diç tjetër. Prandaj po e shoh këtë si një manovër për të mbuluar gabimet që Vuçiqi ka bërë në të kaluarën kur i la serbët pa asgjë sepse ata nuk janë në institucione, nuk morën pjesë në zgjedhje, janë të braktisur totalisht dhe pa ndonjë udhëheqësi”, është shprehur ajo në KTV.

Sipas saj, Lista Serbe është jashtë lojës aktualisht.

“Sepse Lista Serbe është jashtë lojës sidomos pas sulmit të Banjskës. Prandaj kjo po ndodhë sepse një pjesë e nacionalistëve po e akuzojnë Vuçiqin që e dorëzoi Kosovën dhe kështu ai dëshiron ta mbulojë këtë dështim me realitete të reja të cilat ai i ka krijuar”, është shprehur Biserko.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...