Një rast i rëndë është shënuar në Pejë.
Sipas “Sinjalit”, një vajzë 9-vjeçare është dhunuar nga një 26-vjeçar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Raportohet se denoncimi i rastit nga familjarët e viktimës e ka aktivizuar Policinë dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari është A.O., rreth 26-vjeçar i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme, dhe përfundimi të procedurave, ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën ‘Dhunimi’.
Rasti është përmendur edhe në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.