Live

Burri në Prishtinë e rrah dhe e kërcënon bashkëshorten, përfundon në Polici

17:12 / 04 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton KosovaLive.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një grua në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike, por për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar seriozisht.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe frikësuar se mund t’i ndodhë diçka më e keqe, viktima e ka denoncuar rastin.

Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...