Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se tarifat e energjisë elektrike kanë qenë në rritje eksponenciale që nga ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka akuzuar këtë parti për rritje të vazhdueshme të faturave duke kujtuar se “me tarifat aktuale të rrymës, familjet kosovare paguajne dyfish më shtrenjtë se para vitit 2021”.
Azemi ka kërkuar përgjegjësi nga pushteti për për dështimet në energji, që si pasojë ka edhe rritjen e çmimit të rrymës.