Live

Krasniqi i AAK: Pushteti mafioz po e përgatit terrenin për shtrenjtimin e sërishëm të rrymës

21:13 / 04 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Degës së AAK në Prizren, Besnik Krasniqi e ka quajtur Qeverinë pushtet të hajdutëve, pasi sipas tij po e përgatit terrenin për ta shtrenjtuar çmimin e rrymës në vend.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se është normale që çmimi i energjisë dhe çmimet e tjera në përgjithësi në vendet e apostrofuara të dallojnë me Kosovën, pasi vendi ynë është i fundit në të gjitha raportet sa i përket standardit të jetesës.

Sipas tij, partia po propagandon dhe se e ka bërë Kosovën vend të çudirave.

Postimi i plotë:

PROPAGANDË ME ÇDO LAJM E STATISTIKË

Pushteti i hajdutëve po e përgatit terrenin për shtrenjtimin e sërishëm të rrymës.
Partia e Kurtit kësaj radhe e paska zgjedhur një analizë të TRT Balkan, për të bërë propagandë për çmimin e energjisë, të cilën deri tash e ka shtrenjtuar dy herë, për më shumë se 100%, ndonëse sot megavati në tregjet ndërkombëtare tregtohet për 49 euro, 10 fish më lirë sesa në vitin 2022.

Madje, pa një analizë të mirëfilltë edhe inkurajoi shpenzimin e saj, duke subvencionuar blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje dhe duke i lënë alternativat e tjera në plan të dytë, krejt kjo me qëllim që të rrisë konsumin e si rrjedhojë edhe kërkesat për blerje rryme nga dostat e Martinit.

Është normale që çmimi i energjisë dhe çmimet e tjera në përgjithësi në vendet e apostrofuara të dallojnë me Kosovën, pasi vendi ynë është i fundit në të gjitha raportet sa i përket standardit të jetesës, pasi as paga minimale, as mesatare dhe as ajo maksimale nuk krahasohen me vendet e rajonit.

Çuditërisht, partisë propaganduese nuk i paska rënë në sy një analizë nga po i njëjti medium, i cili e rendit Kosovën në vendin e fundit sa i përket pagës mesatare dhe i cili tregon se paga mesatare psh. në Kroaci është trefish më e lartë, ndërsa çmimi i energjisë vetëm sa dyfishi krahasur me Kosovën.

Kjo qeverisje e ka bërë Kosovën vend të çudirave: fle mbi thëngjill, prodhon rrymë nga thëngjilli, shet thëngjill e blen rrymë!

Pushtet mafioz!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...