Një tetëvjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK.
Ai ishte dërguar për trajtim pas një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë, disa javë më parë.
Rastin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë.
“Më datën 19.10 ka ndodhur ky aksident. Fëmija i moshës rreth tetëvjeçare, i gjinisë mashkullore u aksidentua disa javë më parë. Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një çiklist. Dhe sot e kemi pranuar që fëmija ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës”, bëri të ditur Prekazi.
“Sipas ligjit për trafik deri në një muaj konsiderohet aksident me fatalitet. Me këtë rast Prokurori i rastit ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, tha Prekazi.