Përkrahësit myslimanë të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, i kanë bërë thirrje atij që ta emërojë ish-ambasadorin në Gjermani, Richard Grenell si Sekretar të Shtetit.
Si arsye, ata kanë përmendur angazhimin e tij në fushatën e sapopërfunduar.
Në një letër që i ka shkuar Trumpit, grupi i vetëquajtur “Myslimanët dhe Amerikanët e Meslindjes për Trumpin”, ka shkruar për “qasjen e përkushtuar të Grenellit ndaj komunitetit që fitoi votën e shumë myslimanëve dhe arabëve dhe ndihmoi të kthimin e disa vendeve që dikur ishin demokrate”.
“Angazhimi i ambasadorit Richard Grennell dhe përkushtimi i tij që të përfshijë komunitetet tona që të votojmë për ju ishte mision sfidues – pakkush do të mund ta bënte këtë me kaq aftësi”, thuhej në letrën të cilën e citon New York Posti.
Një burim i afërt me Grenellin ka thënë se ai është në bisedime për pozitën e Sekretarit të Shtetit, mirëpo asgjë nuk është finalizuar sepse Trumpi e thotë fjalën e fundit.
“Ai [Grenelli] e dëshiron postin e Sekretarit të Shtetit dhe aty mendon se mund të avancojë vizionin paqësor të presidentit Trump”, ka thënë ky burim për New York Postin.
Grenell ishte zgjedhur që të bënte fushatë në komunitetet me shumicë arabe në Wolverine State.
Trumpi është bërë republikani i parë që fiton në Michigan dy herë që prej Ronald Reaganit dhe ka fituar në bastionet arabe përball demokrates Kamala Harris.