Live

Kallas: Paraardhësit e mi politik kanë investuar shumë kohë në dialogun Kosovë – Serbi, kjo do të sillte stabilitet në rajon

21:30 / 12 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Të martën, vëmendja në Bruksel ishte te Kaja Kallas. Për pesë vitet e ardhshme, ish-kryeministrja e Estonisë do të jetë shefe e Diplomacisë dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian (BE).

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE), ajo paraqiti vizionin e saj për BE-në që siç thotë që do të jetë aktor i rëndësishëm gjeopolitik i botës.

Drejt këtij synimi shkohet edhe me politikën e zgjerimit, sidomos me rajonin që ka gjashtë shtete, pra Ballkani Perëndimor. Kosova është i vetmi vend i rajonit që në rrugën e saj drejt synimit për të hyrë në BE, nuk e ka as statusin e vendit kandidat.

“Zgjerimi e bën Unionin tonë më të fuqishëm. Kurse anëtaret e reja të BE-së, më stabile e më të sigurta. Dhe na bën të gjithë neve më shumë të përparojmë. Në pesë vitet e ardhshme neve na duhen rezultate të qarta këtu. Unë do punoj dorë për dore me Komisioneren për Zgjerim, për të arritur këtë qëllim”, tha kryediplomatja evropiane në ardhje.

Në portofol të punës, Kallas, do ta ketë ekskluzivisht sikur paraardhësi i saj spanjolli Josep Borrell, dialogun Kosovë-Serbi. Këtë proces e përmendi shkurt, dhe si njërin nga dy shtigjet që punon BE-ja, bashkë me atë për zgjerimin drejt Ballkanit, ku ajo thotë se do ta bëjë ndër vizitat e para.

“Shtegu tjetër është natyrisht dialogu Prishtinë-Beograd, ku të gjithë paraardhësit e mi politik, kanë investuar shumë kohë dhe kjo do të sillte stabilitet në rajon”, potencoi Kallas.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...