Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij.
Lajmin e rëndë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Të dashur miq dhe familjarë. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte është ndarë nga jeta nëna jonë e dashur, Gjylie Veseli Berisha. Varrimi do të bëhet nesër 13,11,2024 në ora 14:00 në fshatin Saradran në varrezat e familjes Berisha, Komuna e Istogut. Për orarin e pritjes së ngushëllimeve do t’ju informojmë në vijim. Me respekt, Familja Berisha dhe Veseli” shkruan Berisha.