Buxheti i Kosovës për vitin 2025, do të shqyrtohet sot në Komisionin për komunitete dhe kthim dhe Komisionin për administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal.
Ndryshe kuvendi i Kosovës të hënën ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan.
Projektbuxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.
Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare.