Live

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston nesër para Ministrisë së Shëndetësisë

19:19 / 13 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se do të organizojë një protestë nesër në ora 11:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë”.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”, thuhet në njoftimin e bërë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...