Live

Vrasja e dyfishtë në Klinë, viktimat janë kushërinj mes vete

20:35 / 13 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Dy persona janë vrarë sot në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Gazeta Online Reporteri.net, merr vesh se viktimat janë kushërinj mes vete. Viktimat janë A.SH. dhe R.SH po nga fshati Jashanicë.

Reporteri.net nga burime brenda institucioneve të sigurisë mëson se i dyshuari për vrasjen është Jon Hoti nga fshati Jashanicë, i lindur në vitin 2005.

Dorasi i dyshuar merret vesh se është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti.

Lajmi për vrasjen e dy personave për gazetën online Reporteri.net është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë të vrarë. Është arrestuar edhe i dyshuari.” ka thënë Nikçi.

Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi tha për Reporteri.ne se një i dyshuar është arrestuar.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi për Reporteri.net menjëherë pas ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...