Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani, ndërsa kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale në Kosovës.
Në një komunikatë të KFOR-it, është thënë se Barduani ka cekur rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovës. Po ashtu ai ka thënë se KFOR-i mbetet dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Komandanti i KFOR-it ka cekur bashkëpunimin e ngushtë mes KFOR-it dhe BE-së në terren, përfshirë përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.