Live

Abdixhiku: Mësimdhënësit me pagë mujore që nuk i mbulojnë nevojat e tyre, me mua koeficienti 150 euro

21:44 / 13 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku aot ka takuar mësimdhënësit nga Prishtina.

Ai në Facebook tha se kjo kategori po përballet me paga të pamjaftueshme.

Abdixhiku po ashtu i ka njoftuar se qysh në javën e parë të qeverisjes do ta rris koeficientin 150 euro.

Postimi i plotë:

Mësim gjithëditor! Koeficient 150!
Fëmijë të mençur, mësimdhënës me dinjitet!

Sot pata kënaqësinë ta takoj mësimdhënës të përkushtuar nga Prishtina të cilët më treguan për vështirësitë dhe shqetësimet që i hasin çdo ditë në sistemin arsimor të vendit tonë.

Ata e kanë detyrën fisnike të edukimit të brezave të së ardhmes, por përballen me sistem të vjetëruar arsimor, pa kushte për zhvillim profesional, dhe me paga mujore të pamjaftueshme që nuk i mbulojnë nevojat e tyre bazike përballë çmimeve të larta dhe inflacionit.

Ndërsa ata më flisnin për sfidat, unë ju tregova për vizionin tonë me mësimin gjithëditor që u implementua me sukses të madh në 5 shkolla fillore të Prishtinës. Atë do ta zgjerojmë në së paku 5 Komuna të Kosovës, si një hap i domosdoshëm për t’i ngritur standardet e edukimit, dhe për të ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit e tyre!

U zotova edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime – për jetë më të mirë për mësimdhënësit tanë dhe për të gjithë shërbyesit publik! Fola edhe për programet e veçanta për trajnimin profesional të mësimdhënësve që kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe ngritjen e cilësisë së arsimit!

Sepse mësimdhënësit janë në themelet e së ardhmes të ndritur të Kosovës, dhe ndryshimin e madh që po vjen do ta sjellim bashkë me ta dhe me gjithë qytetarët e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...