Live

Osmani bisedon me Hovenierin për ndryshimet në administratën amerikane pas fitores së Trumpit

19:46 / 14 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane, pasi Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA javën e kaluar.

Zyra e Osmanit njoftoi se ky ishte një takim i rregullt i presidentes me ambasadorin amerikan, i cili është i pari mes tyre prej se Trumpi fitoi zgjedhjet më 5 nëntor.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Osmani tha në takim se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë “ekzistenciale” dhe se shpreson se edhe me administratën e re të presidentit të zgjedhur Trump, do të vazhdojë bashkëpunimi i “shkëlqyeshëm” dhe se SHBA-ja do të vazhdojë ta kenë në vëmendje Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...