Live

Hamza me tubim në Skenderaj: Faleminderit DRENICË

19:45 / 15 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra.

Nga aty, Hamza ka thënë se nga aty ka ndjerë entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.

“Faleminderit, DRENICË! Në zemrën e Skenderajt, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, ndjeva pulsin e shtetit tonë. Ndjeva entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet ma mirë.” – ka shkruar Hamza.

Ajo tutje ka thënë se “energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.”

“Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën.” – ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...