Live

Maliqi: Administrata Trump mund të jetë më e ashpër në masa ndëshkuese ndaj Qeverisë – të kenë kujdes me deklarata

09:15 / 16 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi, ka deklaruar se fitorja e ish-presidentit Donald Trump në ShBA, mund të ndikojë pozitivisht për Kosovën, ‘nëse ato dihet të shfrytëzohen’, raporton Ekonomia Online.

Maliqi ka thënë se Administrata Trump do të jetë administrata që do të pret shumë më shumë nga aleatët e saj kontribut në aspektin e sigurisë.

“Është akoma herët që të dihet shumë qartë, por ajo që dihet për siguri është se do të jetë me qasje më ndryshe, jo vetëm në raport me Kosovën dhe Ballkanin, por në përgjithësi me Evropën. Administrata Trump do të jetë me qasja më ndryshe jo vetëm në raport me Kosovën dhe Ballkanin, por në përgjithësi me Evropën. Administrata Trump do të jetë administrata që do të pret shumë më shumë nga aleatët e saj kontribut në aspektin e sigurisë. Nëse në Evropë do të kërkojë vende evropiane ta rrisin buxhetin për mbështetjen e Ukrainës”, ka deklaruar Maliqi.

Maliqi ka thënë se mund të shohim sërish një rikthim të garës mes ShBA-ve dhe BE-së, për çështje tregtare, e cila sipas tij, do të reflektohet në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse do të insistoj që do të përfundoj lufta në Ukrainë sa më shpejt, mund të presim që e njëjta qasje të reflektohet edhe në Kosovë, në kuptimin që të shkohet sa më shpejt drejtë një marrëveshje përfundimtare. Mund ta shohim serish një rikthim të njëfarë gare mes ShBA-ve dhe BE-së, që ta kenë mes vete për çështje tregtare, por do të reflektohet edhe në Ballkan në garë dhe kthehen si garues apo konkurrues më njëri-tjetrin dhe nuk do të jenë ndoshta në të njëjtën vijë. Siç kanë qenë në katër vitet e fundit”, ka thënë ai.

Gjatë mandatit të parë presidencial të Trump, Maliqi ka potencuar se Kosova ka siguruar njohjeje të reja.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të tregoj kujdes ndaj deklaratave të ‘ngutura që krijojnë tension’, pasi sipas tij, Kosova duhet të krijojë raporte bashkëpunimi me ShBA-në.

“Zyrtarët shtetëror duhet të kenë kujdes me deklarata ndaj Administratës Trump, pa dyshim që ka vend për shqetësim duke pasur parasysh që Administrata Trump është e paparashikueshme. Edhe në vitin 2016 e kemi pasur një rrethanë të tillë ku ka pasur pasiguri shumë të madhe, por qeveritë e më hershme kanë arritur megjithatë të ndërtojnë raporte bashkëpunimi me Administratën Trump, sepse kjo administratë ka pasur mbështetje për Kosovën edhe për Rajonin. Gjatë administratës Trump është futur në NATO Maqedonia dhe Mali i Zi, ka filluar procesi i themelimit të ushtrisë së Kosovës, ka pasur njohje që i kemi siguruar. Prioriteti i Qeverisë duhet të jetë që të gjejë mënyra që të krijoj raporte bashkëpunimi me Administratën Trump, e jo të krijoj situata antagonizmi sepse koston e paguan Kosova, deklarata e ngutura që krijojnë tension janë të papranueshme”, ka thënë ai për EO.

Fitorja e Trump, sipas mund të krijoj përparësi për Kosovën nëse ato dinë të shfrytëzohen, por “njëkohësisht edhe rreziqe nëse Qeveria futet në antagonizmi me këtë administratë”.

Ndërsa për qasjen e Kosovës në dialog me Serbinë, sipas Maliqit, Administrata Trump mund të tregohet më e ashpër dhe më pak toleruese ndaj masave ndëshkuese ndaj Qeverisë.

“Mund të pritet kjo administratë nuk do të tregohet toleruese aq shumë sa kjo e kaluara e Biden, me qasjen që Kosova ka pasur në dialog, por edhe në Veri. Mund të jetë më e ashpër në masa ndëshkuese ndaj Qeverisë, gjithë kjo mund të kthehet në mundësi nëse krijohet një dialog i hapur me Administratën Trump, me atë se si t’i qasemi dialogut dhe si mund të fitoj Kosova”, theksoi Maliqi.

Njohësi politik është shprehur se ekziston një shqetësim i madh për Kosovës, pasi që sipas tij, Administrata Trump tani është më e afërt me Serbinë.

“Ekziston një shqetësim i madh për Kosovën, tani Administrata Trump është e afërt me Serbinë, mirëpo prioritet i Kosovës duhet të jetë interesi i Kosovës e jo a po fiton diçka Serbia, por çka po fiton Kosova. Dhe ta gjejnë një mënyrë që të imponohet në agjendë dhe të mos lejojë Vuciqin që ta diktojë agjendën e Trumpit”, përfundoi ai.

Ndryshe, republikani Donald Trump me 5 nëntor ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...