Live

Ambasadori francez: Kur Qeveria ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese, do të shanse të anëtarësohet në KiE

13:12 / 16 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se shteti që ai përfaqëson është përkrahës për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës, megjithatë, këtu ka përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për “KosovaPress”, ai ka deklaruar se jo të gjithë anëtarët e KiE-së janë të bindur njësoj.

Ai ka përmendur se kanë rekomanduar që Kosova ta dërgojë në gjykatë draft statutin e Asociacionit, pasi kjo sipas tij, do të ndihmonte në votim.

Kështu, sipas tij, kur Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ta bëjë një gjë të tillë, shanset që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës do të jenë më të larta.

“Edhe këtu ne jemi absolutisht përkrahës. mendojmë se Kosova duhet të jetë, natyrshëm i takon Këshillit të Evropës. Do të ishte në interesin e të gjithëve. Do të ishte në interes jo vetëm të një interesi diplomatik të Kosovës, do të ishte në interesin e drejtpërdrejtë të popullatës së Kosovës, të të gjitha komuniteteve. Të komunitetit shqiptar, të komunitetit serb, të çdo individi që do të kishte qasje në gjykatën e të drejtave të njeriut. Jo të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës janë të bindur njësoj. Vendimi nëse Kosova duhet të jetë anëtare apo jo është vendim që merret me votim të qeverive. Ne rekomanduam fuqishëm që qeveria e Kosovës ta dërgonte në gjykatë draft-statutin e AKS-së, duke bërë këtë hap të parë drejt zbatimit të asociacionit. Mendojmë se do të kishte ndihmuar shumë ose do të ndihmonte shumë në votim. Pra, meqë qeveria tregon se nuk e bën këtë të paktën në këtë fazë, diskutimi brenda qeverisë është pezulluar dhe mendoj se kur ta bëjë qeveria këtë, shanset që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës do të jenë shumë më të larta.” – ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...