Sot në Prishtinë po mbahet mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me ceremoni shtetërore, Kryeministri i vendit ka pritur homologun e tij, Hristjan Mickoski.
Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.
Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.
Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.