Live

Takimi ndërqeveritar/ Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej tregtisë

12:06 / 18 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti në takimin ndërqeveritar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka potencuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe zbatimit të plotë në praktikë të çdo marrëveshje që nënshkruhet.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo veç prej tregtisë, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky takim vjen edhe në nder të 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ai ka shtuar se deri tani janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume, duke theksuar zbatimin e plotë dhe të përpiktë të tyre.

“Sot këtë progres do ta avancojmë tutje duke nënshkruar dy memorandume dhe një protokoll në fusha të rëndësishme si energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë”, ka potencuar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...