Live

Hasani për deklaratën e Kurtit se gjuha shqipe nuk është zyrtare në RMV: Është sakrifikuar gjak, kjo është jashta çdo kuptimi

18:47 / 18 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i BDI-së në Maqedoni të Veriut, Ilir Hasani ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut nuk është zyrtare.

Sipas tij, relativizimi për heqjen e gjuhës shqipe nga Kushtetuesja në RMV që kryeministri Kurti e bëri, thotë se është e pakuptimtë.

Hasani tutje tha se tani mund të flitet jo për zgjedhje por për një dëm ndaj shqiptarëve në RMV, që sipas tij askush nuk do të mund ta rikuperoj.

Postimi i plotë:

E dëgjova me kujdesin më të madh Kryeministrin e R. Kosovës z. Albin Kurti dhe për herë të parë nuk desha të besoj atë që e ndëgjoj nga ai. Të thuash që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe të relativizosh në atë mënyrë një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen nga përdorimi të gjuhës tënde, pêr të cilën është sakrifikuar gjak, mund, energji…, dhe çfarë jo, është jashta çdo kuptimi. Një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije ndaj miqve të tij të një koalicioni pa legjitimitet të shqiptarëve në RMV. Tashmë nuk flasim se cilin do ta përkrah Albini për zgjedhje, tash flasim për një dëm ndaj shqiptarëve në RMV që askush nuk do të mund ta rikuperoj!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...