Live

Haradinaj në Vushtrri: Derisa të tjerët merren me tenderë e subvencione për dosta, ne do të rrisim pagat dhe pensionet

20:06 / 18 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ishte në  Komunën e Vushtrrisë.

I pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj njofton se gjatë këtij tubimi atje thotë Vushtrria është dëshmitare e potencialit të pashfrytëzuar, për shkak të një qeverie që nuk sheh përtej mureve të ndërtesës qeveritare.

Sipas Haradinajt, ka thënë se derisa ky pushtet merret me tenderë e subvencione për dosta, me ardhjen e tij në Qeveri do t’i ulin taksat e do të hapi vende të reja të punës.

Derisa foli për tubimet atje, Haradinaj prezanton edhe kandidatët për deputetë të Komunës së Vuahtrrisë.

Njoftim i plotë:

Vushtrria është dëshmitare e potencialit të pashfrytëzuar, për shkak të një qeverie që nuk sheh përtej mureve të ndërtesës qeveritare.

Në qendër të vizionit tonë, është anëtarësimi i Kosovës direkt në NATO përmes Planit Aksional, duke forcuar kështu aleancën e pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është rruga e vetme për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë.

Ndërkohë që të tjerët merren me tenderë e subvencione për dosta, ne do të ulim taksat, do të hapim vende të reja pune dhe do të mbështesim bizneset me kredi të buta. Rinia e Vushtrrisë, ashtu si e gjithë rinia e Kosovës, meriton të ndërtojë të ardhmen këtu, jo në rrugët e Evropës. Do të rrisim pagat dhe pensionet, do të investojmë në arsim cilësor dhe shërbime shëndetësore moderne. Në Vushtrri, ne do të angazhohemi edhe në përkrahje të bujqësisë. Tokat pjellore të kësaj ane presin ujë për të dhënë prodhimin, ndërsa fermerët presin një dorë që i mbështet

Listës sonë për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Vushtrria i bashkohet z. Mensut Ademi, Doktor i Shkencave Penale dhe Kriminologjisë, ligjërues në disa universitete publike e private në Kosovë. Ai ka qenë luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrës në shumë beteja nga të cilat mban deri më sot plagët e luftës. Kandidatura e tij është një shans i mirë për qytetarët e Vushtrrisë dhe jo vetëm, që interesat dhe kërkesat e tyre të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...