Live

Peci provon të shpjegohet për grantet e vëllaut e dajës së Fitores: Tregom cili ligj u shkel?

19:09 / 19 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i përfitoi edhe vëllai i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit, e cila njëherësh është kryetare e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

Pse vëllaut e dajës u pyet Peci.

Derisa u kunderpegjigj me pyetje: ”A më tregon ti mu cila ësjtë shkelja ligjore që është shkaktu këtu?

“Mbi çfarë kriteri favorizues ose cili elementi favorizues mbi bazën e të cilës daja ose vëllau i Fitore Pacollit ka përfituar Grantin? Ose cili mekanizmi që ministri duhet me ndërhy me thanë nuk bën”, tha Peci në Klan Kosova.

“Ndërhyrja e ministrit për çfarë do forme në vlerësim, është konsumim i veprës penale. Që unë nuk e bëj në asnjë rast e asnjë çmim. Kjo është logjiak se po ju flet n ndërdija”, shtoi ai.

Madje, Peci tha se do ta coj në Prokurori zyrtarin në rast se evidentohet se ka bërë favorizim në grante.

Ai shtoi se vëllai i deputetes Pacolli ka arritur të gjitha pikët për të përfituar grantin, dhe se sipas tij ”nuk ka asgjë të keqe këtu”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...