Live

KESCO apel konsumatorëve: Përdorni rrymën pas orës 22:00, kur çmimi është më i ulët

08:40 / 21 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët.

Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se  për konsum deri në 800 kilovat në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovat në orë, çmimi është më i lartë.

“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00).  800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata duke dhënë edhe si një shembull praktik.

Ata kanë këshilluar konsumatorët që  për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovat.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...