Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj, ka falënderuar kolegët për mbështetjen që i kanë dhënë pas intervistës së mbrëmshme me ministren e Tregtisë, Industrisë dhe Nderrmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Kjo e fundit ka treguar tone të arrogancës ndaj gazetarit gjatë intervistës.
Derisa Vishaj e pyeste për skandalin me rezervat shtetërore, ministrja me ton kërcënuese i kërkon që ta mbyll këtë temë.
“Miq, Faleminderit, sinqerisht faleminderit per gjithcka!”, ka shkruar Vishaj në profilin e tij në “Facebook”.
Arroganca e ministres Hajdari ka nxitur reagimin e shumë gazetarëve të Kosovës.