Live

Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030

09:03 / 24 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën.

Ai do ti mikpresë shqiptarët në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, e cila ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herët Rama ka deklaruar se takimi me emigrantët në Londër është rruga drejt Shqipërisë 2030.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Londër, e diel 24 nëntor, ora 12:00″, shkruan Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...