Live

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori 25 vjeçar humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

17:17 / 24 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Një punëtor 25-vjeçar, A. G., nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë, ka humbur jetën gjatë punës në Prizren.

Sipas policisë, një profil metali ka rënë nga lartësia dhe e ka goditur punëtorin në kokë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se vdekja e të riut është konstatuar nga ekipi i Urgjencës.

“Me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, në një ndërtesë e cila është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar, nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25 vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasojë i njëjti vdesë”, ka deklaruar Bytyqi.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit kujdestar të stacionit, Sektori Rajonal i Hetimeve, si dhe inspektori i punës, për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Policia, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, është duke zhvilluar hetime të mëtejshme mbi këtë rast tragjik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...