Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj nga tubimi në Istog thotë se qytetarët dëshmuan se programi i AAK ka përkrahje të fuqishme.
Ai në Facebook tha mbështetja e qytetarëve pasqyron besimin në një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Istogut kanë dëshmuar një energji pozitive dhe përkrahje të fuqishme për programin e AAK-së, duke vlerësuar angazhimin dhe vizionin e saj për zhvillim dhe siguri.
Mbështetja e tyre pasqyron besimin në një të ardhme më të mirë, të bazuar në zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe përparim të qëndrueshëm.