Në emër të korporatës bujqësore “Krusha”, Fahrije Hotit, e cila është një nga 200 gratë e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit që humbën bashkëshortët, djemtë ose të gjithë bashkë gjatë luftës në Kosovë, i kërkoi sot ministrit të Bujqësisë Faton Peci që të kërkojë falje pasi tha se “në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant”.
Hoti i quajti shpifje këto deklarata të ministrit.
Lexo Edhe:
“Ministri Peci ka përmend që zonja Fahrije Hoti është e paditur në Gjykatë. Përkundrazi”, tha ajo.
“Nuk e di ku e ka gjetë atë dosje dhe kërkoj nga ministri bashkë me a që të kërkojë falje për këtë njollosje që ia ka adresu jo veç Fahrijes. Fahrija është individ… Të gjitha gratë e Krushësh janë njollos nga ky etiketim që minitri e ka drejtu ndaj neve”, tha Hoti.
Ajo tha se nuk do nuk i dhemb për veten, por për gratë e Krushës që tha se janë njollosur nga ministri.
“Me keqardhje po them prapë, nuk po më dhemb si Fahrije Hoti. Po më dhemb si gratë e Krushës. Kisha kërku prapë nga ministri, nga institucionet që të mos merren me çështjen e Fahrijes”, tha ajo.
“Ministri na ka njollosë dhe me të vërtetë nuk e fali pa kërkuar falje”, tha Fahrije Hoti. “Le të kërkojë në gjykatë, le të kërkojë në prokurori, ku Fahrije Hoti është e dënuar”.
Edhe pse pranoi se Ministria e Bujqësisë ka refuzuar t’i japë grant korporatës së saj, Fahrije Hoti tha se është e gatshme të bisedojë me të.
“Le të vie, le të ulet, le të bisedojmë. Jam që t’i përgjigjem, edhe pse m’ka refuzu, le të vazhdojnë me më refuzu. Asnjëherë me u dorëzu. Kaq”, tha ajo.
Deri tash, Hoti tha se s’kanë “asnjë kontakt nga zyra e ministritl, por tha se presin të kenë.
“Ne nuk e dimë arsyen pse jemi refuzu dhe nuk jemi hidhëru pse jemi refuzu”, tha ajo.