Kooperativa Bujqësore “Krusha” me drejtuesen Fahrije Hoti, i kërkoi të dalë me kërkimfalje publike dhe të shpalosë dosjen me të cilin Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pretendoi se ata ishin paditur në vitin 2017.
Por, Peci ka zgjedhur të përgjigjet ndryshe: me një foto me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një restorant në periferi të Prishtinës.
Kjo fotografi – interpretativisht – duket të jetë mesazhi miratues për veten që Peci zgjodhi të përçojë në dritën e këtyre zhvillimeve.