Live

Gashi për audion e Rilind Gërvallës: Dëshmohet qartë se AKI-ja është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme nga RTK-ja

16:27 / 25 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të Drejtorit të Televizionit Publik (RTK), Rilind Gërvalla, ku thotë se lajmin kundër Nacionales e ka marrë pas konfirmimit nga AKI-ja.

Gashi ka thënë se ky është skandal dhe një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave,

“Audioincizimi i publikuar dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen kundërshtare nga pushteti.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij:

Publikimi i lajmeve të rrejshme nga RTK dhe deklarata e drejtorit Rilind Gërvalla, ku implikon AKI-në në këtë skandal, janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave. Audioincizimi i publikuar dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen kundërshtare nga pushteti. Kjo është një shkelje e rëndë e etikës institucionale dhe një veprim i patolerueshëm që dëmton rëndë besimin e qytetarëve në institucionet publike. Kërkohet hetim urgjent dhe mbajtje përgjegjësie për këtë akt kriminal.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...