Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e programit të arsimit.
Ky projekt sipas LDK-së, synon ta transformojë arsimin në Kosovë ashtu siç e edhe e meritojnë qytetarët.
Takimi me ekspertët e arsimit të LDK-së, do të mbahet sot në Vushtrri, në orën 19:00, në Gjimnazin ‘Eqrem Çabej’ ku edhe do të shpaloset alternativa e LDK-së për arsimin e Kosovës.
Më herët LDK ka mbajtur edhe takime tjera duke shpalosur programet në ekonomi e shëndetësi.